Dorëhiqet nënkryetari i Mediut
Alfred Deshati ka dhënë doreheqjen nga posti i nënkryetarit të Partisë Republikane, pasi sipas tij, partia po drejtohet në mënyrë të shëmtuar. Përmes nje deklrate për mediat, ai ka thënë se ka vendosur të dorehiqet nga të gjitha pozicionet aktuale partiake.

"Akti i dorëheqjes
Lënda: Letër dorëheqje Tiranë, më 27/04/2016

Drejtuar: Fatmir Mediu, Kryetar

Partia Republikane e Shqipërisë

Për dijeni: Kryesia

Partia Republikane e Shqipërisë

Për 25 vite kam punuar për Partinë Republikane, duke e konsideruar si një çështje krenarie dhe kënaqësie për veten dhe familjen time.

Besoj se kam punuar mjaftueshëm për të kuptuar trajektoren e kulturës, njerëzve dhe identitetin e Partisë Republikane.

Fleksibiliteti i mjedisit politik në Shqipëri dhe jo vetëm, të ofron gjithmonë alternativa, por unë e kam parë Partinë Republikane si zgjedhjen time të vetme, në kontekstin që i jam dedikuar plotësisht duke kontribuar me sinqeritet dhe besim.

Një parti e shokëve dhe miqve të mirë e të bashkuar, është kthyer në një parti në luftë me veten. Për shumë kohë e kam gjetur veten në situata të vështira dhe jo komode, duke mos u pajtuar me mënyrën aktuale të funksionimit dhe vendimarrjes së partisë, ashtu edhe drejtimin në të cilën ajo po shkon.

Nuk e kam më ndjesinë e dikurshme të partisë idealiste të krijuar nga z. Sabri Godo, shqetësimi i të cilit ishte vendi dhe njerëzit e tij.

Ndërsa sot, shumica e liderëve tanë janë të shqetësuar në lidhje vetëm me axhendat e tyre personale. Rrjedhimisht, kam vendosur të dorëhiqem nga pozicionet aktuale partiake, respektivisht, nga pozicioni i N/Kryetarit të Partisë Republikane, anëtarit të Kryesisë dhe anëtar i kësaj partie.

Sinqerisht,
Alfred Deshati /albeu.com/

Shtuar më 28/04/2016, ora 12:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori