Kryeministri i Italisë, Giuseppe
Conte ka dhënë
dorëheqjen këtë të martë. Ai ka deklaruar ndër të tjera kur njoftoi
dorëheqjen se tani do të kuptohet nëse ka qenë ai shkaku i krizës së fundit në Itali.
Në orën 9 të mëngjesit,
Conte kryesoi mbledhjen e fundit të këshillit të
ministrave ku dhe i bëri të ditur atyre se do të japë
dorëheqjen.
Pritet qe
Conte të takojë Presidentin Mattarella, me këtë të fundit që do të hapë dhe bisedimet për formimin e qeverisë së re, të cilat mund të fillojnë që sot.
“Tani është momenti i të vërtetës. Tani do të kuptojmë çfarë ishte pas asaj që shkaktoi
dorëheqjen e
ministrave të Italia Viva,” u shpreh
Conte.
Ish-
Kryeministri Matteo Renzi u tërhoq në 13 janar 2021 nga koalicioni qeveritar italian duke e zhytur vendin në krizë. Ai njoftoi
dorëheqjen e
ministrave Teresa Bellanova dhe Elena Bonetti, të cilët kanë përgjegjësi përkatësisht për bujqësinë dhe familjen, si dhe nënsekretarin për punët e jashtme Ivan Scalfarotto, në një konferencë shtypi, duke i hequr kështu mbështetjen Kryeministrit Giuseppe
Conte.
Pavarësisht tërheqjeve të
ministrave të Renzi-t,
Kryeministri Conte i kishte votat e senatit për të vazhduar më tej, por ai zgjodhi të japë
dorëheqjen për të kërkuar përsëri votëbesimin e popullit.
Shtuar më 26/01/2021,
ora 10:47