Ilirjan Celibashi jep dorëheqjen, zëvendësohet nga Ermonela Felaj
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama, ka bërë me dije sot dorëheqjen e Ministrit të Shtetit, Ilirjan Celibashit dhe zëvendësimin e tij, me deputeten Ermonela Felaj.

Këtë ndryshim ai e ka bërë të ditur përmes një konference për shtyp, në prani të Ilirjan Celibashit dhe Ermonela Felajt.

“Më vjen keq se mund të kem zhgënjyer me këtë vendim”, ka deklaruar Celibashi, duke shtuar se është dorëhequr për arsye personale.

Ilirjan Celibashi u shpreh se kjo ishte një eksperiencë e madhe, ndërsa tha se arsyet e dorëheqjes janë personale.

"Shpresoj që me këtë akt, të mos dëmtoj asnjë interes publik. Ky ishte momenti më i përshtatshëm, në kuptimin e asaj se çfarë kjo qeveri ka arritur në këto 300 ditë".

"Gjej rastin të shpreh mirënjohjen dhe falenderim të posacëm dhe të thellë për Partinë Socialiste, kryeministrin Rama për vlerësimin që i bënë aftësive të mia, duke më bërë nder të jem përfaqësues i kësaj mazhorance dhe pjesë e këtij kabineti qeveritar", tha më tej ai.

Ndërkohë, ministrja e re Ermonela Felaj është shprehur:

"Premtoj angazhim profesional, moral e politik per te qene ne lartesine e detyres. Ndihem shume mire qe do te pasoj Ilirjanin, se me te nuk jemi vetem koleg ne Kuvend, por edhe ne profesion. Do te perfitoj nga nje eksperience e çmuar dhe e vleresuar si ajo e tij. Besoj se ne vijim do te flase puna".

Kryeministri Rama ka falenderuar Celibashin për përkushtimin, integritetin e lartë profesional dhe moral gjatë kryerjes së detyrës.

"Ilirjani mbetet pjesë e familjes sonë politike dhe ne nuk do të ngurojmë të kërkojmë kontriburin e tij, sa herë të kemi nevojë, për të na asistuar dhe ndihmuar, duke parë nga jashtë punën e qeverisë", deklaroi Rama. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2014, ora 12:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori