Dorëheqja e Xhafajt, pse Rama fshehu datën në dokument? (FOTO LAJM)

Mëngjesin e sotëm Edi Rama me anë të një postimi në TWitter ka njoftuar se ministri i Brenshëm, Fatmir Xhafaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.

Rama ka publikuar dokumentin e firmosur nga ai vetë, ku shihet edhe emri i ministrit të ri të Brendshëm, Sandër Lleshi.

Por ajo që bie në sy tek ky dokumet është se në të nuk ka asnjë datë të shkruar. Të paktën në foton e publikuar nga vetë kryeministri nuk shihet një gjë e tillë.

Kjo hedh dyshime se vendimi i Ramës për të zëvendësuar Xhafajn me Lleshin ka qenë prej kohësh mbi tryezën e Kryeminsitrit. /albeu.com/
Shtuar më 27/10/2018, ora 10:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori