Dorëheqja e Ramush Haradinajt, Spahiu ndërmerr lëvizjen që nuk e priste askush
Kryeministri i Kosovës ka dhënë dorëheqjen dhe lajmin e ka konfirmuar vetë Ramush Haradinaj në një konferencë për mediat në përfundim të mbledhjes së zakonshme të Këshillit të Ministrave.

Sipas mediave kosovare shkak për dorëheqjen është bërë ftesa për t’u marr në pyetje nga Gjykata Speciale.Për këtë ka reaguar edhe ish kreu i Aleancës Kuq e Zi i cili shkruan në një postimin në Facebook se do të udhëtojë drejt Gjykatës së Hagës, për ta mbështetur për herë të tretë Ramush Haradinajn.


Postimi i Spahiut:
Unë kam vendosur të udhëtoj drejt Gjykatës së Hagës, për ta mbështetur për herë të tretë Ramush Haradinajn. Dhjetra miq nga diaspora do më shoqërojnë në këtë rrugëtim.

Kam qenë i vetmi politikan nga Tirana që kam udhëtuar dy herët e para kur është arrestuar nga gjykatat speciale, por jam dhe i vetmi politikan që nuk e takoja Ramush Hardinajn kur ai merrte karrigen e kryeministrit.

Sërish do jem atje në dyert e gjykatës së Hagës, por jo më pas në dyert e Kryeministrisë së Prishtinës nëse ai ri-kthehet në detyrë.

Ramushi është historia e lavdishme e krijimit të shtetit të dytë shqiptar dhe për atë duhet mitizuar në piedestal por jo për aftësitë apo paaftësitë për të qeverisur shtetin e ri.
Kosova është sërish e varfër, sërish e izuluar, sërish e braktisur, sërish e korruptuar, sërish e mashtruar, sërish e paintegruar.

Kosova është thjesht e pavarur, dhe kjo është e vetmja pjesë që ne duhet krenohemi me Ramushin dhe Kosovën. Asgjë më shumë, por në këtë moment duhet jemi patriot dhe të mbështesim liderin e luftës çlirimtare të Shqipërisë Veriut dhe jo kryeministrin e Kosovës. Ka kohë më vonë për kritika.
Ramush Haradinaj nuk është vetëm…

Ejani dhe bashkohuni kauzës rreth mikut tonë kuqezi, rreth shqiptarit të madh, rreth Gjergj Kastriotit të ri.
Unë do i bashkohem në Hagë, Ramushit dhe vëllezërve të tij trima. Miku duhet në ditë të vështira dhe jo kur i ka hipur kalit.
Shqipërinë e dua se jam shqipëtar. Kosovën pak më shumë se jam kosovar!
Shtuar më 20/07/2019, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori