Sot është ndër emrat më të njohur në muzikën shqiptare, e gjeni dot për cilin këngëtar bëhet fjalë (FOTO LAJM)

Ai sot është një ndër emrat më të njohur në muzikën shqiptare. Bëhet fjalë për Getaor Selimin ose i njohur ndryshe si Ghetto Geasy.

Getoari njihet si krijuesi i dhjetra hiteve dhe bashkëpunimeve më të suksesshme në vend. Por shpeshherë është interesante t’i shohësh personazhet publik që sot korrin suksese të mëdha, se si dukeshin në fëmijërinë e tyre.

Këtë kuriozitet Getoari ja ka shuar ndjekësve të tij me një foto nga fëmijëria, ulur mes prindërve të tij.

Në përshkrimin në foto Getoari ka zbuluar se në atë foto, ai dhe nëna e tij kanë shkuar për të vizituar të atin në ushtri, siç duket edhe nga foto bashkangjitur.

Sot, Getoari është vetë baba i një vajze, Marget të cilën e ka nga martesa e tij me moderatoren Marina Vjollca./albeu.com/