Donte të mbytej në lum, Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri i premtojnë shtëpi
"Shqiptarët për shqiptarët" e organizuar nga Ilir Hoxholli dhe prezantuar prej Elvis Naçit dhe Sidrit Bejlerit është kthyer në një prej emisioneve më të ndjekura dhe që ndihmon mjaft familje në nevojë.

Kësaj here ata janë ndalur te familja Buzi në fshatin Kallm të Fierit.

Kjo familje përbëhet nga katër anëtarë, të cilët jetojnë në kushte ekstreme. Shtëpia e tyre i ka muret e plasaritura dhe ata dalin jashtë sa herë fryn erë, pasi ka rrezik tu shembet në kokë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, familja Buzi nuk mbush dot as barkun me bukë. Çdo ditë ata i shtrijnë dorën fqinjëve, për një thes me miell, shishe vaj apo ndonjë pako me makarona.

Zonja e shtëpisë, Entela Buzi, duhet të bëjë llogaritë edhe me djalin e saj 16 vjeç i cili vuan nga astma. Pavarësisht sëmundjes ai del me të atin për të mbledhur zhaba për të siguruar jetesën.

E gjendur në këto kushte prej 17 vitesh, e zonja e shtëpisë ka kërcënuar se do të mbytet në lumë, nëse nuk e ndihmojnë.

Thirrjes së saj iu përgjigj emisioni. Elvis Naçi ka treguar se do ta ndihmojë këtë familje për të ndërtuar një shtëpi dhe për të përballuar problemet shëndetësore.

Postimi i plotë

Vizituam Familjen e Etlava Buzit ne Kallm te Fierit ku mesuam mes loteve hallet e kesaj Familje, ajo kishte nje toke ku do t’i ndertojme nje Shtepi dhe do te shikojme hallet shendetesore qe ata kane! I Madhi Zot na shperblefte te gjitheve!
Shtuar më 19/01/2019, ora 16:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori