"Doli të priste një mik nga Anglia", babai i Xhuljo Prelës rrëfen detajet para vrasjes
Babai i Xhuljano
Prelës, efektiv i Policisë i cili u ekzekutua ditën e sotme në makinën e tij mohon që djali i tij të kishte konflikte.
Ai tregon se i riu kishte dalë nga shtëpia pasi do merrte një mik që po vinte nga
Anglia.
“Hëngrëm darkë dhe në 12 të natës më tha do
priste një mik të familjes sonë, që vinte nga
Anglia. Nuk dyshoj tek ai. Do ta çonte në Shkodër. Në pesë të mëngjesit më morën në telefon dhe më thanë ka ndodhur diçka. Im bir nuk kishte probleme me askënd, ishte polic prej vitesh. Tani ishte dhe në punë dhe në shkollë për gradë”, shprehet ai.
Shtuar më 05/12/2020,
ora 15:45