Dokumenti sekret zbulon pederastin në "gjirin" e Enver Hoxhës
Një dokument sekret i dalë nga arkivat e Ministrisë së Brendshme ka hedhur dritë mbi preferencat seksuale të një drejtuese të lartë komunist të kohës, i cili ishte gej pasiv.

Dokumenti është nxjerrë para disa ditësh nga Kastriot Dervishi dhe flet për vitin 1951.

Sipas tij, personi në fjalë ka qenë drejtues i partisë në disa rrethe të vendit.

Postimi i plotë

Pederastia në Byronë Politike të PPSH-së

Në një mbledhje të fillimit të viteve ’50, u diskutuan disa figura që do merrnin poste të rëndësishme në aparatin e Komitetit Qendror të PPSH-së dhe në rrethe. Ndër të tjerë, u propozua për instruktor në KQ një emër i njohur.

Askush nuk diskutoi për të. I vetmi që flet kundër tij është Gogo Nushi. Në procesverbalin përkatës, janë shënuar këto fjalë:

“Gogua thotë se ky është me emër të keq. Para lufte ay ka qenë pederast pasiv dhe kjo nuk shkon. Atëherë pranohet të hiqet”.
Të bën përshtypje mungesa e diskutimit në Byronë Politike. Askush nuk e kritikon kuadrin veç G.Nushit.

Çështja është mbyllur si me zamkë dhe është kaluar në emra të tjerë.

Nuk u pranua për instruktor, por kuadri në fjalë u vendos në poste më të larta. Ai është ndër më jetëgjatët e Partisë së Punës së Shqipërisë.

Ai ishte edhe “veteran i nderuar” i luftës dhe mbahej ndër kuadrot më të mirë të partisë. Qysh nga viti 1951 ishte sekretar i parë në disa rrethe si Lushnje, Berat, Fier, Peshkopi, etj.

Partia e Punës ia dinte vesin e keq. Megjithatë, nuk bë kurrë pengesë që ai të vazhdonte karrierën gjithnjë të sukseseshme në drejtim.
Shtuar më 17/08/2017, ora 10:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori