Dokumenti origjinal i Pavarësisë së Shqipërisë gjendet në Strugë?!
Pëlqej
Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë mund të ketë përfunduar në një nga depot e muzeut të Strugës.

Ky supozim përforcohet akoma më tej, teksa viti i humbjes së gjurmëve të dokumentit të aktit të Pavarësisë koinçidon me vitin kur Qazim bej Vlora">Vlora (djali i Ismajl Qemalit) është shpërngulur nga Shqipëria për në qytetin e Strugës.

“Ai nuk iu nda për asnjë çast babait të tij në rrugëtimin drejtë shpalljes së pavarësisë, por edhe më vonë, derisa plaku i urtë (Ismail Qemali) do t’i mbyllte sytë në janar të vitit 1919. Qazim bej Vlora">Vlora ishte sekretar personal i Ismail Qemalit, ndërsa pas shpalljes së pavarësisë ishte edhe shef i kabinetit të tij. Për të siguruar një pjesë të madhe të dokumentacionit të shtetit shqiptar, Qazim bej Vlora">Vlora i sjell ato në Strugë. Ai mori me vete edhe një sasi të konsiderueshme të librave nga biblioteka personale, të cilat kohë pas kohe i shfletonte dhe u’a huazonte miqve dhe shokëve strugan si Riza Pollozhanit, Belul Kadi Efendiut etj”, thotë historiani Çlirim Dervishi për Shkupi24.com.

Ende nuk dihet saktë se ku mund të ketë përfunduar dokumenti origjinal i Pavavarësisë, por se historiani Dervishi e jep një gjykim edhe për këtë.

“Nga dëshmitarët e kohës, pas vdekjes së Qazim beut, nga shtëpia janë nxjerrë një sasi e madhe librash e dokumentesh nga punëtorët e pastrimit komunal. Në vitin 1975 shtëpia bëhet pronë e Ramazan Azizit, i cili bënë disa riparime të vogla, sidomos në çati. Nga biseda e zhvilluar me pronarin aktual, mësojmë se në çati janë gjetur një sasi librash me shkrim arab, të cilat i ka hedhur. Më pas vazhdon se në katin e parë ka prishur një mur të brendshëm me trashësi të madhe, në brendinë e të cilit ka gjetur libra dhe letra në gjuhën arabe të vendosura në një polisë brenda murit, të cilat poashtu i ka hedhur. Pronari i shtëpisë dyshon se në muret e trasha të shtëpisë ende mund të gjenden dokumente me vlerë, ndër to ndoshta edhe dokumenti i Aktit të shpalljes së Pavarësisë së shtetit shqiptar”, vlerëson më tej Çlirim Dervishi. /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2014, ora 19:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori