Trafik kilometrik në Durrës, bllokohet autostrada

Radhë të gjata janë krijuar në autostradën Durrës-Tiranë. Prej orësh qytetarët ndodhen në trafik pasi raportohet se ka një fluks të madh automjetesh.

Sikurse duket edhe nga pamjet, mjetet qëndrojnë pa lëvizur nga vendi.

Kjo situatë është thuajse e përjavshme gjatë stinës së verës në vendin tonë, jo vetëm Tiranë-Durrës, por edhe në Lezhë ku krahas trafikut në qytet, nuk mungon edhe në autostradë.


Shtuar 9.07.2023 22:17