"Doja të dilja në TV", 18 vjeçari hedh foshnjën nga kati i dhjetë
Duket se dëshira për të dalë në media dhe për t'u bërë i famshëm ka shkaktuar një ngjarje të rëndë në Londër pasi një 18 vjecar ka hedhur një foshnjë nga kati i dhjetë.

“Doja të dilja në televizor dhe të isha çerek ore i famshëm në lajmet e mbrëmjes!” Kështu tha 18-vjeçari">18-vjeçari i cili katër muaj më parë tronditi Anglinë, me veprimin e bërë mbrëmjen e një të diele vere.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 4 gusht, ndërsa Tate ishte e mbushur me vizitorë. Fëmija, ishte djali i një çifti francez, i cili u shty krejt papritur teksa ishte me të atin, por që fatmirësisht shpëtoi, pasi e priti një tendë në katin e pestë.

Mirëpo fëmija pësoi traumë dhe hemorragji cerebrale dhe një sërë frakturash, duke e gjetur veten në një kalvar të gjatë kurash të shtrenjta në spital.

Si i dyshuar për ngjarjen u arrestua 18-vjeçari">18-vjeçari Jonty Bravery, i cili më parë ka qenë i shtruar në spital psikiatrik. Teksa këtë të enjte nisi gjyqi ndaj tij, i riu pranoi fajësinë, shkruan noa.al.

Ndërkohë pas aktit të rëndë në gusht, ai u dorëzua në polici, duke thënë “Më duket se kam vrarë dikë”.

Teksa hetuesit e pyesnin se pse, ai tha se donte të tregonte se “çdo idiot”, edhe me probleme mendore, mund të tërhiqte vëmendjen e medias dhe të dilte në televizor.
Shtuar më 07/12/2019, ora 09:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori