Sabiani flet më shifra, zbulon sa para i dha Ilir Shaqiri nga 100 mijë euroshi që fitoi në Big Brother VIP

Sabiani dhe Ilir Shaqiri u bënë miq të ngushtë në një reality show, por kjo miqësi u thye pasi u përfol se Ilir Shaqiri nuk i dha 10 mijë eurot e premtuara publikisht Sabianit. Mbrëmjen e djeshme, Sabiani ka qenë i ftuar në emisionin “Zemër Luana”  ku ka qenë shumë i sinqertë.

Antonela Berisha ka ngacmuar Sabianin duke i thënë: Sa lekë të dha Iliri?

Përgjigje të cilën Sabiani nuk ka ngurruar ta kthejë, duke treguar: “Iliri më dha 5000 euro për vëllazëri!” Duke nënkuptuar se ka marrë vetëm gjysmat nga shuma e kërkuar, por gjithsesi e ka lënë me kaq duke mos dhënë koment më tepër.


Shtuar 16.01.2023 09:47