Dogjën goma e vunë zjarr, banorët e Astirit tregojnë presionin
Si cdo ditë, banorët e Astirit kanë dalë në protestë kundër projektit të Unazës së Re.

Ata kundërshtojnë me forcë shembjen e banesat e tyre dhe rrëfejnë se edhe pse policia u bën presion nuk do e ulin kokën.

“Sot shoh që pjesëmarrja është shumë e mirë.

Na thirrin në polici na bëjnë presion. Por çfarë duhet të bëjnë qytetarët kur shohin shtetin të lidhur me mafiozët? Çfarë duhet të bëjmë ne të ulim kokën? Jeni të paaftuar ndaj nuk ju do njeri në Unazën e re. Del ministri Xhafaj dhe thotë se në Shqipëri janë rreth 40 familje mafioze. Sa janë arrestuar? Ku janë këta familje mafioze? Janë në kupolën më të lartë qeverisëse.

Çfarë duhet të bëjnë banorët e Unazës së Re? Vetëm protesta. Po ruhumi, do sakrifikojmë në ditën që është e nevojshme për t’u sakrifiku.”-u shpreh nje nga banorët. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2019, ora 19:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori