Deputetja e PD Mesila Dode, e cila shquhet për shpirtin luftarak ka përcjellë një tjetër reagim në rrjetin social Facebook, kundër shembjes së
Obeliskut. Deputetja demokrate Mesila
Doda ka apeluar për të vepruar kundër asaj që e konsideron si instalim të hakmarrjes dhe diktatit të
krimit.
Kjo revoltë vjen pas shembjes së
Obeliskut të Demokracisë në Kavajë nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK).
Monumenti
simbol i “dy gishtave” i është kushtuar lëvizjes së parë demokratike në Shqipëri, që u zhvillua më 25 mars 1990 në Kavajë.
"Po i dukemi se nuk egzistojmë? Kaq poshtë kemi rënë që bëjmë sehir tek shkulin në qytetin
simbol të demokracisë, monumentin
simbol të fitores së një kohe të re antidiktature dhe s'kemi asnjë fuqi që të reagojmë?
Ne sot po behemi dëshmitarë të instalimit të hakmarrjes dhe diktatit të
krimit. Nëse nuk veprojmë, jemi fajtor për lëshimin dhe frikën...jemi bashkëfajtor për fundin e demokracisë në vend", thekson ajo. /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2014,
ora 17:25