Teksa numri i të prekurve nga koronavirusi shtohet në mbarë botën, edhe në Shqipëri situata po rëndohet.
Kryeministri Edi
Rama ka dhënë një mesazh të fortë duke u shprehur se “duhet ta harrojmë jetën që bënim më përpara”.
Kjo është një luftë, tha
Rama, dhe do të ketë vuajtje dhe të humbur.
“Harrojeni jetën që bënit para koronavirusit. Kjo nuk është jetë. Kjo është mbijetesë. Njerëzit rrinë edhe pa ngrënë një ditë dhe dy ditë. Bëhuni gati për luftë. Nuk do keni përfitimet që kishit më përpara. Do vuajmë, do vritemi, do plagosim, por do t’ja dalim”, deklaroi
Rama në news24.
Rama deklaroi se shqiptarët kanë
reaguar më mirë se kushdo
tjetër në këtë pjesë të botës.
“Askush nuk ka
reaguar si shqiptarët. Unë nuk besoj se ka ndonjë vend
tjetër në këtë vend të botës që të ketë
reaguar kaq pozitiv sa Shqipëria. Nga pikëpamja e reagimit, unë nuk besoj se ka vend
tjetër në këtë pjesë të botës, që të kenë
reaguar si shqiptarët” , u shpreh kryeministri.
Shtuar më 26/03/2020,
ora 22:24