"Do vras veten si Allende", kush është politikani kilian që Meta kërkon ta imitojë
Presidenti Ilir Meta i kapi të gjithë gafil me deklaratën e tij se do të vetësakrifikohej si ish-Presidenti Allende ditën kur ushtria me në krye Gjeneralin Pinochet mori pushtetin përmes një puçi ushtarak.

“Jam i gatshëm për të dyja ekstremet. Që nga dorëzimi i mandatit tim si President pasi të sigurohem që vendi ka një zgjidhje politike parimore, kushtetuese, solide që e çon përpara, e deri tek sakrifikimi i jetës sime si Salvador Allende për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas”, tha Meta duke shkaktuar mjaft kureshtje të qytetarëve dhe mediatike në lidhje me shkaqet e kësaj deklarate të fortë.

Por, kush është ish-Presidenti Allende, të cilin Meta thotë se do të imitojë për hir të atdheut?

Salvador Guillermo Allende Gossens ishte një politikan i majtë në Kili gjatë viteve e '60-'80, i cili kishte detyrën e Presidentit të Republikës në 11 shtator 1973 kur ushtria me në krye Pinochetin organizuan një puç ushtarak ndaj qeverisë, shkruan Albeu.com.

Kur ushtria kishte rrethuar Pallatin Presidencial, Allende mbajti një fjalim në media dhe më pas vrau veten duke mos dashur kështu që t'ia dorëzonte pushtetin puçistëve.

Më pas, në pushtet erdhi junta ushtarake e kryesuar nga Pinochet, e akuzuar për krime kundër njerëzimit për shkak të barbarisë me të cilën u zhdukën kundërshtarët. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2019, ora 13:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori