"Do vishesh si Fatos Nano dhe do ja mbathësh", gazetari debaton ashpër me Ramën
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama ka replikuar dje me gazetarin Nikoll Lesi në një emision televiziv.

Lesi është shprehur se qeverisja e Ramës është në muajt e fundit dhe se do të përfundojë njësoj si Gruevski në Maqedoni.


Pjesë nga debati:

Edi Rama: Kemi thënë jo, Kadriu dixhital që bën si i mërzitur, që thotë se e kanë fajin varrezat për Bularatin, i them që je një idiot. Se nuk e ka fajin i vdekuri, për atë që bën i gjalli. Por kështu thoni ju…me titujt tuajë bombastikë

Nikollë Lesi: Kështu ke qenë edhe ti, vije nga Parisi dhe bëje tituj…

Edi Rama: Kështu e ke ti Nikollë, një pyetje e ndan në tre degëzime

Nikollë Lesi: Nga e premtja e shohim këtë punë.

Edi Rama: Mos fol në emër të presidentit.

Nikollë Lesi: Merri një numër Gruevskit që ta kesh, kur ta takosh merrja këtë numër. Shijoji këto muajt e fundit të qeverisë.

Edi Rama: Nuk i interesojnë fermerët, por i interesojnë këto.

Nikollë Lesi: Ti je kryeministër, unë jam lojtar i vjetër.

Edi Rama: Je i vjetër dhe i lodhur. Me atë “Kohën tonë”?

Nikollë Lesi: Kam informacion, do të të rrethojnë zyrën, do të ngjiten para zgjedhjeve, më vjen keq se do ikësh si Fatos Nano. Bëre keq që the “i lodhur”. E kam provuar me Berishën dhe Nanon…

Edi Rama: S’je i lodhur nga unë, ti je i lodhur nga jeta…

Nikollë Lesi: Uroj të mos vishesh si Fatos Nano kur iku në Maqedoni…

Edi Rama: Fillove me këto tani?
Shtuar më 14/11/2018, ora 08:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori