"S'na rruhet k*ri fare për ty nga Berati! Të shkrijmë me gjithë familje", kërcënimet e frikshme ndaj Emiljano Nuhut

Së fundmi është siguruar procesverbali i kallëzimit të nënkomisarit të Krujës, Emiljano Nuhu në lidhje me kërcënimet e marra nga anëtarë të fisit Rraja

Nënkomisar Emiljano Nuhu është shprehur se ka qenë i kërcënuar nga Redjan dhe Ramazan Rraja, nipër të deputetit të PS Rahman Raja, dhe për të denoncuar këtë gjë është drejtuar në Komisariatin Nr.6 në Tiranë.

Oficeri Nuhu ndër të tjera pretendon se kushërinjtë Rraja e kanë kërcënuar me jetë atë dhe familjen e tij, për çështjen e Xhisielës, ku i kërkohej të hiqte dorë nga hetimi.

Në dokumentin e publikuar nga Neës 24 dhe BW, vërehet se pak pas marrjes së denoncimit nga Xhisiela Maloku, njeri nga nipërit e deputetit i ka dërguar edhe mesazh në celular oficerit ku i është drejtuar me këto fjalë: "Çfarë ke me ne që po kruan kurrizin?!"/albeu.com/

Shtuar më 01/10/2018, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori