“Do të ta zemrën”, si e vrau babai të dashurin e vajzës
Pëlqej
I riu që u masakrua me kaçavidë në kokë dy ditë më parë në një lokal në “Unazën e Re” në Tiranë, ka ndërruar jetë paraditen e djeshme në Spitalin e Traumës.

Viktima Olsi Lelo kishte dy plagë të rënda në kokë, që i kishin dëmtuar trurin dhe një tjetër në qafë.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje të rëndë është Razmi Çaushaj, 51 vjeç, nga Fieri, babai i së dashurës së viktimës.

Çaushaj është takuar me Lelon, të cilin e ka sulmuar menjëherë dhe ka nisur ta kërcënojë. “Do të vras. Të kam thënë që do ta ha zemrën”, mësohet t’i ketë thënë autori të dashurit të vajzës, i cili ka vrapuar të largohet në momentin që 51- vjeçari ka nxjerrë nga xhepi kaçavidën.

Dëshmitarët thonë se ai e ka ndjekur për rreth 100 metra deri tek lokali ku më pas ndodhi ngjarja. Viktima është futur me nxitim në lokal dhe ka mbyllur derën duke dashur të mbrohej. Por autori e ka hapur derën me forcë dhe pasi është futur brenda, e ka goditur.
Shtuar më 21/09/2018, ora 17:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori