Do të shkundin stadiumin, kush janë këngëtarët që do të përformojnë në Air Albania
Të dielën do të luhet ndeshja e parë në stadiumin e ri “Air Albania”. Më datë 17 nëntor, do të mbahet edhe ceremonia e përurimit të stadiumit ku do të performojnë përpara
ndeshjes Shqipëri-Francë, disa artistë shqiptarë.
Anabel shkruan se spektakli që i paraprin
ndeshjes, i realizuar nga producenti Ardit Gjebrea, do të hapet me performancën e Era
Istrefit. Era do të këndojë këngën zyrtare të FIFA World Cup 2018, “Live it up”.
Pas Era
Istrefit, do të jetë radha e Florit me këngën “Kuq e Zi je ti”, pa Elvana Gjatën. Kush më mirë sesa Aurela Gaçe për të kënduar “Xhamadani
vija vija” më 17 nëntor?
Ndërkohë, sa i përket himneve kombëtare, Juliana Pasha do të këndojë “Himnin e flamurit”, ndërkohë Besa Kokëdhima duke qenë se ka studiuar dhe jetuar në Francë, do t’i besohet "La Marseillaise”, për francezët.
Shtuar më 15/11/2019,
ora 22:11