Do të shkonte në zgjedhje pa opozitën po të ishte kryeministër? Kështu përgjigjet Berisha
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se vendimi i Presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar datën e 30 qershorit si ditën e zgjedhjeve, vjen pas një sërë precedentësh.

Sipas Berishës, Kushtetuta ia njeh këtë të drejtë Presidentit.

Ai pyet nëse do të shkonte në zgjedhje pa opozitën.

"Presidenti është kushtetues, është legjitim. Ne e themi që ky President ndryshoi datën e zgjedhjeve pas pesë precedentësh. Alfred Moisiu ndryshonte datën pa pyetur fare. Pyeste vetëm Edi Ramën. Edhe pse në heshtje, isha i vendosur që të mos shkoja në zgjedhje pa opozitën. E kam respektuar vendimin e Presidentit. Kurrë nuk do të shkoja në zgjedhje pa opozitën. Zgjedhjet nuk janë për qeverinë, janë për partitë politike. Zgjedhjet nuk janë vetëm procedurë por edhe substancë. Ajo që e bën një proces zgjedhor eficent është alternativa. Ajo që e bën demokracinë eficente është alternativa. Mungesa e saj e bën letër të vdekur. Po të ndjekësh ligjet e mafies bën çfarë të duash, por po të ndjekësh rregullat e demokracisë nuk mund të shkosh pa opozitënzgjedhje", tha Berisha në "Tempora".

Shtuar më 18/06/2019, ora 21:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori