Personazhet VIP shpesh herë përballen me
fansa që janë të fiksuar pas tyre, madje nuk mungojnë edhe propozimet për ta.
Kjo ka ndodhur edhe me reperen shqiptare
Tayna, e cila ka rrëfyer gjithçka në emisionin “Xing me Ermalin”
Tayna tregoi se një fans i saj rreth 45 vjeç i ka propozuar për martesë në backstage.
Ermal Mamaqi: A ke patur
fansa të zjarrtë që të kanë ardhur pas koncertit që të të bëjnë ndonjë dhuratë apo ndonjë skenë dashurie?
Tayna: Unë kam
fansa të të gjitha moshave. Një herë më ka ardhur një burrë rreth 45 vjeç në backstage dhe donte të
bënte foto. Unë isha shumë e lodhur se kisha tre koncerte atë natë dhe nuk isha në gjendje të mirë. Ai i tha sigurimit që donte t’më takonte patjetër. Unë edhe pse mund të jem e lodhur, kam qejf t’i respektoj ata që më përkrahin. Dhe pranova që ai burri të vinte dhe pasi bëmë foto më tha: Unë dua të martohem me ty, do të lë gruan për ty. Fillimisht mendova se po
bënte shaka dhe fillova të qesh, por ai më tha se e kishte seriozisht. Unë i thash t’i po të duash ndahu nga gruaja, por do mbetesh pa asnjërën. Iku nga aty dhe kur dola unë në skenë
bënte atmosferë. është shprehur reperja. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2018,
ora 10:34