Do të ketë zgjedhje? Kryemadhi: Unë nuk kam frikë të hyj me Ramën
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në një intervistë për “5 pyetjet nga Babaramo”, është shprehu se nuk ka frikë të hyjë në zgjedhje me Edi Ramën, duke shtuar se opozita është e vendosur përballë presionit dhe manipulimit.

“Nuk kam fare frikë të shkoj me Ramën kryeministër. Ne sot jemi vendosur përballë një presioni. Treguam se edhe kur bën zgjedhje vetëm i manipulon. Nuk po arrijmë dot të balancojmë votat. U bënë zgjedhjet në Greqi, fituesi u betua direkt pas rezultatit”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi ka folur edhe për dekretin e Presidentit Ilir Meta, i cili caktoi datën 13 tetor për mbajtjen e zgjedhjeve, duke thënë se edhe PD edhe opozita kërkojnë plotësimin e standardeve.

“Zgjedhjet sipas dekretit të presidentit janë më 13 tetor dhe nuk ishin më 30 qershor. Kolegji Zgjedhor ka hedhur poshtë vetëm kërkesën e Idejet Beqirit dhe jo dekretin e presidentit. Si PD dhe opozita jemi për çështjen e standardeve. A është 13 tetori a 24 tetori është diçka që duhet ta diskutojmë të gjithë më presidentin e Republikës. Parlamenti sot është ilegjitim pasi kemi deputetë të zyrtarizuar nga prokuroria dhe të konfirmuar nga gazeta gjermane Bild. Sa herë e kemi diskutuat djegien e mandateve, kjo shihet si një fenomen që mund të kthehet zinxhir në rajon. Një nga lobistët më të mëdhenj për djegien e mandateve është Vucic. Ai ka thënë se nëse do njihet në Shqipëri do vijojë edhe në vendet e tjera të rajonit”, deklaroi Kryemadhi.

“Kush është ai gjyqtar i cili merr përsipër shkeljen e dekretit presidencial. Nga ana ligjore 13 tetori, KQZ nuk e ka nisur procesin. Ne do i bëjmë një letër KQZ-së sepse çdo letër që do na kthejë KQZ do jetë një shpjegim por nëse Denar Biba do kërcënohet me vettingun e bashkëshortes së tij, kjo është çështje tjetër”, u shpreh ajo më tej.

Ndërkohë, kryetarja e LSI ka folur edhe për pallatin e saj në zonën e Unazës së Re, për të cilin shprehet se atë ndërtesë e ka me firmë të Edi Ramës, e duke theksuar se nuk ka frikë nga drejtësia.

“Unë nuk ka frikë nga reforma në drejtësi. Mos kam bërë gjë foto me Obamën si gruaja e Bilalit. Mos i kam dhënë gjë tendera vëllait. Pse duhet të kem frikë. një pallat që kam ma kanë dhënë me firmë të Edi Ramës. Më thonin vetë njerëzit e urbanistikës atëherë më thonin mos e zbardhni lejen. Kur ka ardhur Basha në bashki ka gjetur 15 leje të tjera. ta dinin ju sa leje ka dhënë e ka hequr Edi Rama se ne jemi marrë vetëm me brekushet. Pallati është në tokën e babait tim. Tani ky edhe po të dojë të më hetojë mua për këtë i bie të hetojë veten e tij”, tha Kryemadhi.
Shtuar më 15/07/2019, ora 22:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori