Do rrëzonin helikopterin! Çfarë ndodhi mes aviacionit grek dhe atij turk në Egje
Mediat
greke kanë zbuluar detaje nga
incidenti që për pak desh çoi vendet në luftë sipas tyre.
Mësohet se
incidenti i ditës së premte ku dy avionë të Turqisë u futën në
hapësirën ajrore greke ishte më i rendë sipas këtyre të fundit se sa një shkelje territoriale.
Protothema raportojnë se dy
avionët turq iu sulën një helikopteri Super Puma të Greqisë duke kaluar 30 metra në afërsi të tij.
"Kjo destabilizoi helikopterin dhe rrezikoi seriozisht jetën e pilotit. Nëse një helikopter gjendet në pozicionin pas avionit, ai rrezikohet shumë pasi mund të rrëzohet prej ndryshimit të menjëhershëm të dendësisë së ajrit. Turqit e dinë këtë dhe e bënë me qëllim", raportojnë mediat
greke.
Të premten, dy avionë turq hynë në
hapësirën ajrore të Greqisë mbi ishullin Farmakonisi.
Ky është
incidenti i radhës mes dy vendeve që janë në raporte të tensionuara për shkak të ishujve në Egje. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2019,
ora 17:38