''Do plasi lufta, do nxjerrin njerëzit kallashin'', Rama: Ta provojnë njëherë të kacafyten
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar mbrëmjen e sotme se për 2 muaj, konkretisht prill dhe maj nuk do të paguhen qeratë por do të paghen në një moment të dytë në mënyrë proporcionale.

Kryeministri u pyet në “Opinion” se a rrezikohet një përplasje sociale duke qenë se shumica e marrëveshjeve janë bërë pa shkresa mes qeradhënësve dhe qeradhënësve, ndërsa u përgjigj me një ton kërcënues.

A rrezikon në përplasje sociale? Shkon ai kërkon qeranë ai, ai thotë s’ta jap se më ka thënë kryeministri, pastaj shkon ai merr kallashin e pistoletën që si kanë dorëzuar akoma.

Edi Rama: E kam parë me shumë keqardhje dhe nuk e kuptoj pse zoti nuk e ushqeu më vajin e kandilit për trupin e opozitës. Para pak orësh kishin nxjerrë një deklaratë për kacafytje, sepse vetëm asshtu e kanë mendjen. Ka një grusht njerëzish po nuk bëjnë shumicën. Shqiptarët janë njerëz solidarë. Ta provojnë njëherë të kacafyten. Ta provojnë.

Kryeministri Edi Rama u pyet edhe rreth afatit që ka Akti Normativ mbi pagesat e qerave ku tha se është vendosur për dy muaj por që në fund të këtij afati shumat do të shlyhen nga qeramarrësit në të ardhmen në mënyrë proporcionale.

Ai tha se mund të zgjasë edhe më shumë por edhe më pak se dy muaj situata me pandeminë por nëse zgjat më shumë do të rishihet.

Ai deklaroi në edhe nëse do të përfitojnë qeramarrësit që nuk kanë një marrëveshje të shkruar me qeradhënësit.

“Ne e kemi marrë këtë masë për një afat dy-mujor, mund të zgjasë më shumë por edhe më pak se kjo është e keqja e kësaj situate se nuk e dimë sa zgjat. Qeradhënësit për dy muaj nuk do paguajnë dhe me kthimin e normalitetit do të paguajnë këtë shumë në mënyrë proporcionale në të ardhmen. Mjafton që njëra nga këto marrëveshje të deklarohet nga palët, sepse në gjithë botën ekziston që marrëveshjet janë me shtrëngim duarsh, të noterizuar dhe të deklaruar. Të gjitha këto kategori do përfitojnë nga ky Akt Normativ”, tha Rama.

“Të gjithë qiramarrësit që kanë probleme do t’i drejtohen drejtorisë së tatimeve dhe qeradhënsi do të ndëshkohet me një gjobë deri në 5 -fish të vlerës së qerasë përkatëse”, shtoi Rama.
Shtuar më 02/04/2020, ora 22:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori