Do t’i tregojë të gjitha? Shakira do të japë intervistën e shumëpritur pas ndarjes me Pique

Shakira, që kur njoftoi ndarjen nga partneri i saj shumëvjeçar dhe ylli i futbollit, Gerard Pique, qershorin e kaluar, ka pushtuar jo pak mediat.

Ndërkohë që Pique ka qëndruar i mbyllur për situatën, Shakira ka publikuar disa këngë që shumë besojnë se janë mesazhe për ish-partnerin e saj.

Këngëtarja është planifikuar të japë një intervistë ekskluzive për Televisa, një nga rrjetet më të mëdha televizive në Meksikë, të hënën më 27 shkurt. Intervista pritet të japë më shumë detaje rreth situatës së saj aktuale personale dhe në veçanti, të hedhë dritë mbi ndarjen e saj me Pique.

Njoftimi i intervistës ka krijuar pritshmëri tek fansat e këngëtares kolumbiane dhe të gjithë të interesuarit për të ditur më shumë se çfarë ka ndodhur realisht mes saj dhe futbollistit.

Kjo është intervista e parë e Shakirës që nga ndarja e saj dhe vjen pas një periudhe të vështirë në jetën e saj personale. Krahas betejës ligjore për kujdestarinë e fëmijëve, këngëtares i është dashur të përballet edhe me problemet e rënda shëndetësore të të atit, të cilat e kanë vështirësuar transferimin në Miami për të krijuar një jetë të re. /albeu.com


Shtuar 27.02.2023 19:07