Do martohet në fshehtësi me deputetin e Kosovës, reagon ministrja e Ramës
Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini dhe deputeti Dardan Molliqaj do të kurorëzojnë lidhjen e tyre të dashurisë, me martesë.

Mësohet se dasma do të organizohet këtë të dielë, dhe se do jetë një dasmë e vogël ku të ftuar do jenë vetëm rrethi i tyre i ngushtë.

Shahini, e pyetur për dasmën me Molliqajn, nuk ka pasur interesim të jep detaje.

Gazeta "blic" ka publikuar edhe përgjigjen e ministres rreth kesaj çështje: “Jo, nuk kam asnjë interesim për të dhënë përgjigje”, është shprehur shkurtimisht Shahini.
Shtuar më 03/04/2019, ora 15:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori