Do këndojë LIVE në emision, Luana ndan videon: Dedikuar Shqipërisë time (VIDEO)
Me rastin e festave të 28 dhe 29 nëntorit, moderatorja
Luana Vjollca e cila do të na shoqërojë në ekran me emisionin e saj “
Shiko Kush
Luan”, ka përgatitur edhe një surprizë për publikun.
Siç ka treguar edhe më herët, ajo do të performojë
live në skenë, ndërsa sot na ka treguar më shumë detaje për performancën e saj.
Luana ka treguar se Bledar Sejko këmbëngul që ajo të këndojë
live dhe gjejeni pak çfarë kënge? Për Shqipërinë!
“Maestro Bledar Sejko këmbëngul pafund që unë të këndoj liveee! Të shtunën në “
Shiko Kush
Luan” ju pret një super surprizë! Një këngë
live dedikuar Shqipërisë sime!”- shkruan
Luana, e cila gjithashtu ka publikuar videon e saj gjatë provave.
“Emocione”- shkruan
Luana krahas videos ku zbulon këngën që do të këndojë.
Ndonëse “
Shiko kush
luan” po i merr goxha kohë dhe energji, nisur edhe nga super suksesi që po korr, ajo sërish ka gjetur pak kohë për në studio, ku mesa duket po punon për një projekt të ri.
Ishte vetë
Luana që postoi disa video në llogarinë e saj në Instagram disa ditë më parë, duke zbuluar surprizën të cilën deri tani e kishte mbajtur të fshehtë.
Luana po sjell një këngë të re, vijën melodike të së cilës e ka shkruar vetë për herë të parë.
Shtuar më 25/11/2020,
ora 15:41