Digjet makina në aksin Qafë Thanë – Prrenjas

Një makinë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Qafë Thanë-Përrenjas.

Makina ka qenë në lëvizje, duke zbritur kthesat e Qafë Thanës në drejtim të Përrenjasit kur një masë elektrike në motor ka bërë që makina të përfshihet nga flakët.

65-vjeçari me inicialet N. Gj., banues në Durrës, ka arritur të dalë në kohë nga mjeti duke shpëtuar nga dëmtimet.

Zjarrfikësit e Përrenjasit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërkohë që po bëhet edhe pastrimi i rrugës nga prania e vajit.

Policia nisi hetimet për të zbardhur shkaqet e djegies së mjetit


Shtuar 6.08.2023 10:49