Do hap bordello dhe do legalizoj hashashin në Këlcyrë! Hazbiu bën premtimet e radhës (VIDEO)
Hapja e shtëpive publike dhe legalizimi i hashashit për banorët e Këlcyrës. Këto janë dy prej pikave kryesore të programit elektoral të kandidatit për kryetar Bashkie të Këlcyrës Hazbi Kasaj.

Pas mashtrimit në minutat e fundit të Koco Kokëdhimës për të përfaqësuar partinë Zgjidhja, zoti Kasaj u detyrua të ishte përfaqësues i Partisë së Emigracionit Shqiptar me kryetar Kristaq Papa.

Slogani i Hazbiut bën diferencën me sloganet e partive tradiocionale, “Puno pak, ha shumë dhe bëj qejf” cka do të ballafaqohet me Klement Ndonin nga PS që rikandidon për një mandat të tretë dhe Shkëlqim Muhaj nga Partia e Patozit.

Ambiciet e tij janë të shumta pasi ekonominë vendase, kërkon t’a zhvillojë përmes kultivimit të hashashit ndërsa për argëtimin e rinisë, celjen e shtëpive publike. Për të parën mendon të organizojë një referendum pasi në këtë mënyrë zhvillohet edhe ekonomia vendase.
Shtuar më 14/05/2019, ora 16:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori