Do e kishte vrarë, si arriti bashkëshortja të shpëtonte Hilë Gjinin nga sulmi i komshiut
Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e djeshme në Balldre të Lezhës, ku një 69-vjeçar, qëlloi me armë fqinjin e tij, pasi dyshonte se i kishte helmuar delet.

Ka qenë bashkëshortja e Hilë Gjinit ajo që ka parandaluar ngjarjen e rëndë. Gruaja e të plagosurit ka ndërhyrë menjëherë duke i kapur dorën Gjergj Gjinit, i cili po qëllonte ndaj burrit të saj.

Gjithashtu ajo është kujdesur që i moshuari të mos qëllonte drejt fëmijëve që ndodheshin në makinë. Edhe sot gruaja ka në duar shenjat e përleshjes. Kujtojmë se agresori u arrestua dje disa orë pas ngjarjes.
Shtuar më 02/12/2020, ora 13:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori