Ulja e tensioneve në veri, Ambasada amerikane në Prishtinë: Pavarësia e Kosovës është fakt

Ambasada e SHBA’së në Prishtinë ka reaguar pas raportimeve se me llogarinë e tyre në Twitter është bërë një pëlqim në një lajm ku flitet për “çnjohjen  e Kosovës nga 9 vende”. Sipas tyre, në 24 orët e fundit nuk është bërë asnjë pëlqim nga Ambasada.

Në reagimin e Ambasadës thuhet se pavarësia e Kosovës është fakt dhe se kundërshtojnë çdo përpjekje për ta vënë në pikëpyetje pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

“Të jemi të qartë: Pavarësia e Kosovës është fakt. Qëllimi ynë parësor është të mbështesim Kosovën pasi ajo zë vendin e saj të merituar në strukturat evropiane dhe euroatlantike. Ne kundërshtojmë kategorikisht çdo përpjekje për të vënë në pikëpyetje pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës”, ka shkruar ambasada në Twitter.

“Llogaria zyrtare e Ambasadës së SHBA në Tëitter nuk ka “pëlqyer” qëllimisht asnjë postim në Tëitter gjatë 24 orëve të fundit. Siç u përmend më herët: kur kemi një pozicion për të artikuluar, ne e bëjmë këtë nëpërmjet deklaratave zyrtare, që i atribuohen – jo nga një “like” e mediave sociale” thuhet tutje në reagim. /Express


Shtuar 5.01.2023 13:49