16 vjedhje në dy javë, arrestohet hajduti që bëri kërdinë në Korçë

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës, pasi dyshohet të jetë autor i 6 vjedhjeve të ndodhura 2 javët e fundit, në qytet.

Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat e grumbulluara, dyshohet se ky shtetas, dy javët e fundit, në lagjet nr. 7, 8, 13 dhe 16, të qytetit të Korçës, ka vjedhur shuma parash, vegla pune, 7 aparate fotografike dhe produkte të ndryshme ushqimore, në dy lokale, dy dyqane, në një studio fotografike dhe në një automjet, në pronësi të shtetasve të ndryshëm.

Njoftimi policisë

Në kuadër të operacionit policor është arrestuar Elidon Zeqo, 30 vjeç, banues në Korçë i dënuar më parë disa herë për vjedhje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve në biznese, të ndodhura dy javët e fundit në qytetin e Korçës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Repeat”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:

-E. Z., 30 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë disa herë për vjedhje.

Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat e grumbulluara, dyshohet se ky shtetas, dy javët e fundit, në lagjet nr. 7, 8, 13 dhe 16, të qytetit të Korçës, ka vjedhur shuma parash, vegla pune, 7 aparate fotografike dhe produkte të ndryshme ushqimore, në dy lokale, dy dyqane, në një studio fotografike dhe në një automjet, në pronësi të shtetasve të ndryshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./albeu.com/


Shtuar 12.07.2023 13:59

Tags: