Djali i
themeluesit të Hamasit,
Hassan Yousef dyshohet se për dhjetë vite me rradhë ka qenë
spiun i
Izraelit.
Lëvizja militante islamike, Hamas, që kontrollon Rripin e Gazës në radhët e veta e kishte një
spiun, e ndërsa as në ëndërr nuk do ta mendonin se ai është i biri i
themeluesit, Mosabe
Hassan, raportojnë mediat.
Palestinezi 36 vjeçar, i cili jepte informacione për agjencinë izraelite Shin Bet, shërbeu nga viti 1997 deri në vitin 2007 nën emrin kodues Princi i Gjelbër.
Tregimi për të do të shfaqet në një dokumentar, që do të prezantohet më 12 shtator në Nju Jork.
Ai tashmë jeton larg familjes, në SHBA dhe madje është konvertuar dhe në të krishter. /albeu.com/
Shtuar më 07/08/2014,
ora 16:31