Saad Gaddafi, njëri prej djemve të ish-diktatorit Muammar Gaddafi kishte një plan. Planifikonte të ikte për në Meksikë, larg prej vendit të tij në një parajsë
bregdetare.
Rrugë tranziti Saad mendonte ta shfrytëzonte edhe Kosovën. Plani i tij është zbuluar nga autoritetet meksikane nëpërmjet operacionit “Mysafiri”.
Një grup personash nga Kanadaja, Meksika dhe Danimarka janë arrestuar pasi që kishin planfikuar udhëtimin e Gaddafit për në Meksikë nëpërmjet Kosovës, Kanadasë e SHBA-së.
Një grup kishte blerë
prona në Punta Minta që është një parajsë
bregdetare, dhe
djali i ish-diktatorit planifkonte të bëhej fqinj i Lady Gagas e Charlie Sheen që kanë
prona atje.
Shtuar më 08/12/2011,
ora 09:18