Shefja e
Spitalit Infektiv, doktoresha
Najada Çomo ka festuar sot ditëlindjen në
Infektiv.
Kryeministri Edi Rama e ka uruar shefen e
Spitalit Infektiv me anë të një postimi në Facebook.
Rama shkruan se profesoreshë
Najada Çomo u shfaq “kaq admirueshm në këto kohë të jashtëzakonshme që vijnë njëherë në shekull”.
“Edhe 100 Në ditën e lindjes i uroj çdo të mirë dhe e falenderoj me zemër profesoreshë
Najada Çomon, për përkushtimin, seriozitetin, durimin dhe sigurisht, profesionializmin, që u shfaqën kaq admirueshëm në këto kohë të jashtëzakonshme që vijnë një herë në shekull!”, thekson kryeministri.
Më herët, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar një urim dhe foton e profesoreshë Çomos, me lule në dua në korridorin e
Spitalit Infektiv.
“Sot profesoreshë
Najada Çomo ka ditëlindjen. Sot, ashtu si në çdo ditë të vitit, ajo meriton përqafimet e të gjithëve ne, për përkushtimin dhe sakrificën e pashembullt, në shërbim të jetës. Edhe 100 Prof.
Najada!”, thekson Manastirliu.
Shtuar më 21/11/2020,
ora 09:33