Këngëtari i njohur i muzikës
popullore shqiptare,
Ilir Shaqiri ka dhënë lajmin e hidhur mëngjesin e sotëm.
Ai ka humbur nënën e tij dhe këtë e ka konfirmuar me një shkrim në Facebook ku publikoi fotografinë e të ndjerës të shoqëruar me tekstin: “Mëngjes i trishtë. Lamtumirë nëna ime”.
Nuk kanë munguar ngushëllimet nga ndjekësit, miqtë dhe të afërmit për
Ilir Shaqiri.
Ilir Shaqiri është një këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo pop dhe
popullore folklorike. Ka krijuar mbi 600 këngë në muzikën e lehtë,
popullore dhe për fëmijë si dhe është krijues i muzikës në 17 filma dokumentarë.
Shtuar më 13/06/2020,
ora 12:11