Ditë e zezë në Shqipëri, 3 persona tentojnë të vetvriten
Pëlqej
Një ditë e zezë ka qenë dita e sotme për Lushnjën dhe Fierin.

Dy gra dhe një burrë kanë tentuar t’i japin fund jetës, por fatmirësisht kanë shpëtuar.

Komisariati i Policisë Fier:

Më datë 14. 10. 2018">2018, në fshatin Sektor-Seman, në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasja L. K., vjeçe 43, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Lushnje

Më datë 14. 10. 2018">2018, në fshatin Shegas, në banesë, është vetëhelmuar me medikamente shtetasja B. H., vjeçe 46, e cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Lushnje, për vlerësim.

Më datë 14. 10. 2018">2018, në lagjen “Kongresi”, në banesë, është vetëhelmuar me medikamente mjekësore shtetasi A. K., vjeç 53, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Lushnje, për vlerësim.
Shtuar më 15/10/2018, ora 19:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori