Dita nisi me shi, por si do të jetë moti në vazhdim
Sipas MeteoAlb, territori shqiptar mbetet me reshje mesatare dhe lokalisht intensive në orët e para të ditës. Por parashikohet që gjatë mesditës dhe në vijim të kemi përmirësim të motit, si fillim në zonat veriperëndimore dhe më pas gradualisht në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 21°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.
Shtuar më 16/10/2020, ora 08:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori