"Dita e Verës", ja si festuan Rama, Berisha, Tahiri dhe Basha (FOTO LAJM)

“Dita e Verës” ka nxjerrë politikanët në shesh me njerëzit duke harruar për të paktën një ditë të vetme krizën politike në të cilën ndodhemi prej 25 ditësh.

Kryeministri Edi Rama bashkë me kryebashkiakun Erion Veliaj që në orët e para të mëngjesit kanë dalë në qëndër të Tiranës bashkë me njerëzit për të inaguruar “Pazarin e Ri”.

Kryeministri, Edi Rama ka zgjedhur si foto të “Ditës së Verës” momentin kur ulet në gjunjë për t’i puthur dorën një gruaje të moshuar e cila ka vendosur të shesë punime artizanale në panair.Ndërkohë të shoqëruar edhe nga ish-ministri Saimir Tahiri i cili pak minuta më vonë mori pjesë në panairin e policisë së Shtetit.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas 25 ditësh protestë ka vendosur të dalë nga çadra para kryeministrisë dhe ka udhëtuar drejt Elbasanit.

“Elbasani është zemra e traditës së mrekullueshme të Ditës së Verës. Sot jam shumë i lumtur që jam në mes qytetareve dhe qytetarëve të Elbasanit, por edhe shumë qytetarëve të tjerë të Shqipërisë që ndodhen këtu për të festuar Ditën e Verës.

Nga zemra, i uroj çdo shqiptari e në veçanti elbasanllinjve: Gëzuar Ditën e Verës! Sjelltë shpresë për një të ardhme më të mirë për çdo shqiptare dhe çdo shqiptarë”,-deklaroi Basha nga Elbasani.

Ndërsa ish-kryeministri, Sali Berisha ka publikuar një foto me bashkëshorten, Lirinë të shoqëruar me dixhiturën, “Gezuar Ditën e Verës! Festën e ndërrimit, luleve, lulëzimit dhe bukurisë së natyrës dhe sëbashku me të dhe njeriut.

Nga zemra urojmë një ndryshim për mirë për të gjithë shqiptarët. Gëzuar!”, -uron Berisha në Facebook./albeu.com/
Shtuar më 14/03/2017, ora 14:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori