Dita e Verës, festime dhe në Tiranë
Përveç qytetit të Elbasanit ku festohet tradicionalisht festa Dites së Verës po festohet cdo vit edhe në Tiranë. Me këtë rast bashkia ka planifikuar kryerjen e një sërë aktivitetesh artistike. Zëdhënësja e Bashkisë së Tiranës, Anila Bisha deklaroi se Dita e Verës do të vijë në Tiranë me gjithë gjallërinë, gëzimin dhe optimizmin që sjell pranvera në qytetin tonë. Ngjyrat e pranverës kanë veshur që sot kryeqytetin, ku përmes luleve shumëngjyrëshe sjellin ndryshe atmosferën e pranverës në Tiranë.

“Në rrugën “Murat Toptani”, në orën 10.00 hapet Panairi i Produkteve Shqiptare, i cili bashkon biznese të të gjitha trevave shqiptare, nga Kosova, Mal i Zi, Maqedonia, Presheva e Shqipëria. Hapja e këtij panairi në rrugën “Murat Toptani” do të shoqërohet edhe me performancën e Ansamblit të Qytetit.

Lulishten “3 Vëllezërit Frashëri” do të kompozohet qyteti i artit. Dekorimi i kësaj qyteze do të shoqërohet me muzikën e një bande rock dhe do të rrethohet nga piktorë e piktura të punuara nga nxënës të Liceut Artistik “Jordan Misja”.

Nën atmosferën e personazheve të dashur për fëmijët të cilat do të sillen nga animatorë profesionistë, do të organizohen lojëra për të gjithë fëmijët, në lulishten në qendër të qytetit. Të gjithë lojërat do të shoqërohen me shfaqjen teatrore të Qendrës Kulturore “Tirana”. Këto festime do të fillojnë në orën 11:00, deri në orën 14:00 pranë “Parkut Rinia”.

Festimet do të kulmojnë në sheshin “Nënë Tereza” me Karaoken që do të organizohet me pjesëmarrjen e disa këngëtarëve të mirënjohur. Shfaqja do të transmetohet në ekranin e skenës, nga e cila do të ftohen qindra qytetarë të këndojnë live këngë të njohura. Karaoke do të fillojë në orën 11:00, për të vazhduar deri në orën 14:00.”
Shtuar më 13/03/2012, ora 09:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori