Dita e Pavarësisë, liderët botërorë urojnë Berishën
Pëlqej
Flamuri shqiptar
Kryeministri Berisha merr mesazhe urimi nga liderë botërorë, me rastin e 28 nëntorit, Ditës së Pavarësisë. Berisha ka marrë mesazhe nga homologu turk Erdogan dhe ai i Çekisë.

“Me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Shqipërisë shpreh urimet e mia të përzëmërta për Ju dhe për popullin vëlla shqiptar.
Besoj sinqerisht se marrëdhëniet ekzistuese të miqësisë dhe bashkëpunimi që zhvillohet në çdo fushë midis vendeve tona do të vazhdojë të kontribuojë jo vetëm në të mirë të popujve tanë, por edhe për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë. Me këtë rast shpreh urimet më të mira për Ju dhe për begatinë dhe mirëqënien e popullit vëlla shqiptar" thuhet në mesazhin e Erdoganit.

Për Ditën e Pavarësisë kanë uruar edhe kryeministri kinez së bashku me presidentin e Indokinës.

"Këto vitet e fundit, marrëdhëniet kino-shqiptare janë zhvilluar duke mbajtur tendencën e shkëlqyer dhe shkëmbimet dhe bashkëpunimet në të gjitha fushat janë në zgjerim e sipër. Pala kineze dëshiron, që bashkë me palën shqiptare, të konsolidojnë miqësinë tradicionale, të zgjerojnë bashkëpunimin me përfitime reciproke, me qëllim që të nxisin zhvillimin e ri të marrëdhënieve të bashkëpunimit miqësor midis Kinës dhe Shqipërisë" thuhet në mesazhin e kryeministrit kinez Wen Jiabao.
Shtuar më 28/11/2010, ora 14:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori