Dita e parë e 2021, kthjellime dhe vranësira në të gjithë vendin
Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës mbetet me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të pakta duke sjellë dhe ndonjë reshje të izoluar në vend. POR pjesa e dytë e ditës sjellë mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit ulen me të paktën 2 gradë në mëngjes por rënie të lehtë sjellin orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 12°C. Era do fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet në mbrëmje me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4-5 ballë.

Kosova

Dita nis me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta, por duke ju afruar mesditës moti përmirësohet dukshëm duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese.

Maqedonia e Veriut

Vranësira të dendura mbizotërojnë motin në MV gjatë paradites por pa sjellë reshje. Pjesa e dytë e ditës sjellë kryesisht mot të kthjellët në të gjithë MV.

Rajoni dhe Europa

Alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare do të përfshijnë gjithë Europën Jugore dhe Ishujt Britanikë. NDERSA pjesërisht Europa Qëndrore dhe Europa Veriore e Lindore mbeten me reshje dëbore dhe stuhi ere.
Shtuar më 01/01/2021, ora 08:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori