Dita e nxehtë, surprizon moti gjatë pasdites
Edhe sot, vendi ynë mbetetndikimin e masave ajrore të nxehta me origjinë afrikane duke diktuar mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin.

Në orët e mbrëmjes do të sjellin vranësira të pakta në zonat malore.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme.

Dita e Enjte do të mbetetndikimin e masave ajrore të nxehta.

Moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillim vranësirash në mesditë, më të përqendruara në Jug e Juglindje të vendit.

Era do të fryjë e lehtë e mesatare, me drejtim Veriperëndim-Juglindje, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

vendet malore 17°-31°C

vendet e ulëta 18°-36°C

vendet bregdetare 22°-34°C

Shtuar më 25/07/2019, ora 08:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori