Dita e fundit e kufizimit të orarit, çfarë pritet të ndodhë në vazhdim
Sipas vendimit të Komitetit të Ekspertëve, sot është dita e fundit e masave të vendosura për izolim në fashën e orarit 22:00 – 06:00.

Më 11 nëntor u vendos që tre javët që do të pasonin qytetarët do duhet të karantinoheshin në shtëpi në orët e natës, duke shmangur kështu grupimet nëpër lokalet e natës apo dhe bare.

“Pas masave me intensitet të moderuar, me kufizimin e lëvizjes pas orës 22:00 dhe kufizimit të aktivitetit të bareve dhe restoranteve pas orës 22 të darkës, nisur nga vlerësimi në dinamikë i situatës, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vlerësuar se është e nevojshme të ketë masa shtesë të intensitetit mesatar peër të frenuar përhapjen e infeksionit.

Në mbledhjen e fundit të Komitetit Teknik i Ekspertëve, pasi kemi analizuar situatën dhe risqet, ecurinë e epidemisë në vend dhe përgjigjen e qytetarëve ndaj masave të ndërmarra, kemi vendosur:

- Të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura

- Të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet

- Të ndalohen konfrencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej atyre familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë.,” njoftoi Komiteti javë më parë.

Por në një kohë që rastet e infektimit me Covid dhe numri i viktimave vazhdojnë të rriten pritet që Komiteti i Ekspertëve të marrë një vendim lidhur me fundjavën.

Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi ditën e djeshme se nuk janë diskutuar masa të reja shtrënguese para festave të fundvitit megjithatë theksoi se nuk përjashtohet një mundësi e tillë në varësi të pandemisë së COVID-19.
Shtuar më 02/12/2020, ora 09:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori