Dita e Çlirimit, opozita homazhe në Varrezat e Dëshmorëve
Pëlqej
(UPDATE) "Sot shqiptaret jane me te lire". Keshtu eshte shprehur kreu i LSI-se, Ilir Meta, njeheresh numri dy i qeverise gjate homazheve te bera ne Varrezat e Deshmoreve. Ndonese ne koalicion me PD-ne, LSI, e cila hyri ne zgjedhje si nje parti e majte ndermerr kete veprim qe mund te perkthehet edhe si nje mesazh per publikun se vijon te ruaje idealet e saj.

Kreu i LSI-se, Ilir Meta e vleresoi kete si nje dite te shenuar qe meriton nderim dhe respekt nga te gjithe shqiptaret. Në fjalën e tij Zëvendëskryemistri Meta theksoi se dita e Çlirimit përkon me një dimension të risë lirisë së Shqipëtarëve që është Shqipëria pa viza

"Sot liria është në nivelin më të lartë se asnjëherë tjetër dhe në këtë rrugë shqiptarët do të arrijnë të përsosin edhe më tej lirinë e tyrë dhe do të punojnë së bashku për një Shqipëri Europiane" theksoi Meta.

Pas kesaj, ne memorialin "Nene Shqiperi" ne nderim te 66-vjetorit te clirimit te atdheut do te jete opozita shqiptare qe do te vendose kurora me lule. Pritet qe kryetari i PS-se, Edi Rama, shoqeruar nga kryetari i grupit socialist, Gramoz Ruçi qe do te vendose kurora me lule. Te njejten gje pritet ta bejne edhe anetare te Opozites se Bashkuar.
Shtuar më 29/11/2010, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori