Dita e 9 e grevës së urisë, rëndohet gjendja e njërit prej naftëtarëve
Dita e sotme shënon ditën e 9 të grevës së urisë për naftëtarët e Ballshit.

Mësohet se stafi mjekësor ka shkuar në mjediset e grevës.

Mjekët kërkojnë që një nga naftëtarët të dërgohet në spitalin e Ballshit pasi gjendja e tij paraqitet serioze.

Ndërkohë që grevistët thonë se ai nuk pranon të shkojë në spital.

Sipas mjekëve gjendja shëndetësore e tyre paraqitet problematike, pasi grevistët kanë shqetësime të shumta dhe duhet të ushqehen.

Shtuar më 06/10/2020, ora 10:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori