Dita e 77-të, banorët e Astirit kërcënojnë sërish Ramën
Pëlqej
Protesta e banorëve të Unazës së re vazhdon edhe sot.

Në ditën e 77-të protestës, banorët kanë bllokuar rrugën kryesore, ndërsa kanë kërkuar largim të kryeministrit, Edi Rama.

“A e patë sot me studentët dhe kur një vajzë i doli kundër dhe e përzuri nga salla. Kush është ky kryeministër që përzë nga salla, ku e gjen të drejtën ti.

Ka ardhur ora për të tërhequr zvarrë në bulevard, siç tërhoqëm Enver Hoxhën. Edi Rama, erdhi ora ik nga Shqipëria. Tani do të japim litarë të varësh veten. ashtu do fshihesh edhe ti te bunkeri i Surrelit. Do vijë dita do të tërheqim zvarrë Edi Rama. Ke 76 ditë që na ke shkatërruar jetën. Unaza e bashkuar ka për të fituar. Edi Rama kriminel.

Na është bërë Shqipëria magazinë hashashi. Hajde po ta mbajti hunjtë i kemi gati. Unë kisha vetëm diçka për t’i thënë kryeministrit, ne prapë do të tërheqim zvarrë, se e ke mbushur Shqipërinë me korrupsion. Poshtë projekti”, u shpreh një nga banorët. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2019, ora 19:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori