Në ditën e 6 nga nisja e
vaksinimit kundër Covid-19 në Shqipëri, dozat e para të vaksinës Pfizer po i marrin mjekët dhe
infermierët e spitalit Covid4.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ka publikuar disa foto nga
procesi i
vaksinimit këtë të shtunë në ambientet e stadiumit ‘Air
Albania’, thotë se “308 mjekë dhe infermierë janë sot më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm”.
POSTIMI I PLOTE
Dr. Artur Mezini nga spitali COVID4 ka kryer vaksinën antiCOVID, si pjesa më e madhe e mjekëve të spitaleve COVID, që tashmë janë vaksinuar, teksa vijon
procesi me mjekët dhe
infermierët e vijës së parë të betejës me #COVID19.
308 mjekë dhe infermierë janë sot më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm, pas kryerjes së dozës së parë të vaksinës antiCOVID në Air
Albania Stadium, ndërsa vijon
procesi i
vaksinimit sot në ditën e 6️⃣.
Shtuar më 16/01/2021,
ora 10:44